Grabitet nën kërcënimin e thikës një institucion financiar në Korçë

Grabitet nën kërcënimin e thikës një institucion…

Një grabitje ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Korçës.

Mësohet se një person nën kërcënimin e thikës ka mundur të marrë një sasi parash në një pikë dhënie kredish.

“Më datë 04.06.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 7, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, ka hyrë një shtetas i paidentifikuar i cili duke ushtruar presion psikologjik punonjësve me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijonë kontrollet për kapjen e autorit.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit