Grabiti 14 mijë euro në kërcënimin e armës së ftohtë, 34-vjeçari arrestohet nga policia italiane

Grabiti 14 mijë euro në kërcënimin e…

Një 34-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane.

34-vjeçari u kap në Marcianise, pasi grabiti një të moshuar në verën e vitit 2023.

Sipas medieve të huaja, ai u tradhtua nga xhaketa reflektuese, që kishte humbur gjatë arratisjes së tij, ku u gjetën gjurmët e tij.

Shqiptari së bashku me një bashkëpunëtor, hynë në shtëpinë e të moshuarit, e kërcënuan me kaçavidë dhe mjete të tjera të ftohta, pastaj i grabitën 14 mijë euro.

Shqiptari u dërgua në burgun e Santa Maria Capua Vetere për hetime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit