Grabiti dhe vrau sirianin në sy të gruas shtatzënë, 35-vjeçari shqiptar konsiderohej i rrezikshëm

Grabiti dhe vrau sirianin në sy të…

Autoritetet franceze kanë kapur një shqiptar të kërkuar për vrasje në Greqi. Sipas palo.gr, kapja e autorit 35 vjeçar është bërë nga Europol në bashkëpunim me Policinë greke. Shqiptari 35-vjeçar akuzohet si autor i vrasjes së një 30-vjeçari sirian në 16 maj 2010. Krimin e rëndë, shqiptari e ka kryer në sy të bashkëshortes shtatzënë të sirianit që mbeti viktimë. Kjo ngjarja është regjistruar në një banese në Pefki, teksa shqiptari nuk ishte vetëm në këtë krim, por në bashkëpunim me një shqiptar 24 vjeç i cili u arrestua në 2 korrik 2010 në Karditsa. Shqiptarët në fjalë kishin lidhur gruan shtatzënë, kishin grabitur para dhe bizhuteri dhe në fund kishin qëlluar me armë në kokë bashkëshortin e saj sirian. Ndërkohë dy shqiptarët nuk akuzohen vetëm për këtë ngjarje, pasi ata ishin përgjegjës edhe për shumë grabitje të tjera, ndërsa konsideroheshin si persona të rrezikshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit