Grabiti me armë lodër këmbimin valutor në Tiranë, policia shpërblim për gjetjen e autorit

Grabiti me armë lodër këmbimin valutor në…

Një pikë këmbimi valutor është grabitur mbrëmjen e kësaj të enjteje. Ngjarja është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, ku autori ka hyrë i maskuar në pikën e këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e një arme pistoletë ka grabitur një shumë parash.

Autori shfaqet i veshur me jelek jeshil dhe bluzë të kuqe, teksa gjatë largimit i ka rënë arma lodër.

Nuk dihet ende shuma e parave që ka arritur të grabisë. Ndërkohë policia është në ndjekje të autorit, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Policia ka vënë në dispozicion 5 mijë euro, për këdo që jep informacione të sakta për autorin, duke i siguruar qytetarët për anonimat të plotë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit