Grabiti me armë telefona dhe vodhi argjendarinë nga tarraca, arrestohet autori

Grabiti me armë telefona dhe vodhi argjendarinë…

Afrim Dulaj 43-vjeç është arestuar këtë të martë nga Policia, si autori i dyshuar i përfshirë në dy vjedhje të ndodhura në Tiranë.

Duaj është arestuar për vjedhjen e ndodhur në 9 shkurt në rrugën ‘Myslym Shyri’, ku ai nën kërcëniimin e armës u fut Brenda një dyqani celularësh duke vjedhur disa telefona. Po ashtu ai është i dyshuar dhe për grabitjen e argjendarisë në Rrugën e Dibrës, ngjarje e ndodhur në datën 14 mars. Në këtë ngjarje 43-vjeçari nga Tirana ka kryer vjedhjet duke hapur një vrimë në tavanin e biznesit dhe ka marrë bizhuteritë me anë të një shkopi të gjatë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Golden hummer”. Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, vjedhja në kërcënimin e armës, në një dyqan celularësh, e ndodhur në muajin shkurt, si dhe vjedhja në një argjendari në Rrugën e Dibrës.

Vihet në pranga një 43-vjeçar, si autor i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës intensive për zbardhjen e dy vjedhjeve të ndodhura në zonat respektive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Golden hummer”, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorit të dyshuar.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi A. D. (F)., 43 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 09.02.2024, dyshohet se në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka vjedhur disa aparate celulare, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, dhe më datë 14.03.2024, ka vjedhur disa aksesorë floriri në argjendarinë e shtetasit E. K., në Rrugën e Dibrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit