Grabiti paratë në bankën e Peshkopisë, identifikohet autori

Grabiti paratë në bankën e Peshkopisë, identifikohet…

Në Peshkopi u grabit një institucion financiar dhe kjo në mes të ditës. Pas kësaj policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin. Sipas Policisë, 27 vjeçari Jeton Bardhi është autori i grabitjes se djeshme në mes të ditës në Peshkopi.

Policia:

Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së ndodhur në datën 21.12.2021, në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, bazuar dhe në informacione të grumbulluara në rrugë policore, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Bazuar në informacionet e mara në rrugë operative nga strukturat hetimore të DVP Dibër u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorit të dyshuar. Falë bashkëpunimit me DVP Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit J. B., 27 vjeç, banues në fshatin Sinë, Dibër. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), ka marrë shumën 179.100 lekë të rinj në një institucion financiar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit