Grabitja e argjendarisë në Gjirokastër! Ish-bashkëshorti i shitëses organizator i vjedhjes

Grabitja e argjendarisë në Gjirokastër! Ish-bashkëshorti i…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja që ndodhi pasditen e djeshme në një argjendari në Gjirokastër. Mësohet se kanë qënë katër persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabitën dyqanin. Organizatori i tyre, Armando Mevlani është ish-bashkëshorti i shitëses së argjendarisë.

Mevlani nuk ka qenë brenda në dyqan në momentin e grabitjes, por ka shërbyer si organizator, duke qenë se kishte informacione për dyqanin. 40-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës, së bashku me personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.

Autorët u futën në dyqanin i cili ndodhet në lagjen ’18 shtatori’  me maska dhe pistoleta, ku dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë. Autorët kanë kërcënuar shitësen, e pasi kanë marrë sendet me vlerë janë larguar nga dyqani me një makinë të bardhë, tip ‘Golf’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit