Grabitja e zyrave të OSHEE-së, policia shpall në kërkim dy minorenë!

Grabitja e zyrave të OSHEE-së, policia shpall…

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim dy minorenë të cilët akuzohen se kanë grabitur gjatë natës zyrat e OSHEE-së në Tiranë. Mësohet se minorenët, ende të paidentifikuar janë fuur gjatë natës në zyrat e OSHEE-së, duke hapur derën me kaçavidë.

Ata kanë arritur të marrin vetëm 3 mijë lekë të reja, pasi nuk ka pasur të tjera në arka. kamerat e sigurisë i kanë pikasur dhe policia ka arritur të bëjë të mundur identifikimin e minorenëve.

Grabitja është pikasur mëngjesin e sotëm nga punonjësit e OSHEE-së. Ata kanë gjetur derën të hapur dhe xhamat e thyera brenda, duke bërë që të kontaktonin policinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit