Grabitja në Nikël/ Biznesmeni pëson hemorragji, kamerat e sigurisë pikasin 4 autorë

Grabitja në Nikël/ Biznesmeni pëson hemorragji, kamerat…

Një ngjarje e rëndë u shënua në Nikël të Fushë-Krujës pas mesnate, rreth orës 1 në datën 24 tetor. 10 persona të maskuar e të armatosur u futën në shtëpinë e biznesmenit Nazim Çangu dhe vodhën mbi 100 mijë euro kesh dhe sende e bizhuteri të çmuara, teksa e dhunuan brutalisht duke e detyruar të tregonte kodin kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë. Pas dhunës së ushturar, gjendja shëndetësore e biznesmenit Nazmi Çangu është përkeqësuar ndjeshëm.

Bëhet me dije se Çangu ka shfaqur komplikacione pas goditjeve që ka marrë në pjesën e kokës dhe gjatë natës ai ka pasur hemorragji, ndërkohë që ka marrë mjekim fillimisht në banesë, dhe pritet që të transportohet më pas me një autoambulancë drejt spitalit. Ndërkohë pas grabitjes policia ka nisur hetimet, teksa nga kamerat e sigurisë, janë piaksur 4 autorë, ndërkohë që vetë Çangu tha dje se ishin 10 persona të cilët e kanë grabitur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit