Grabitje me armë dhe eksploziv, kush është “Rrem Paturri” që vodhi shtëpitë e yjeve greke (Foto)

Grabitje me armë dhe eksploziv, kush është…

Ka rënë në prangat e policisë, pas finalizimit të operacioni “ATM”, shtetasi Andi Rexhepi, 31 vjeç nga Fushë Kruja.

Në përfundim të hetimeve janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore për 15 raste të vjedhjeve dhe tentativash për vjedhje të bankomatëve dhe filialeve të bankave të nivelit të dytë, këmbimit valutor, karburanteve e argjendarive. Vjedhjet me dhunë e armë, kanë ndodhur më parë në qarqet Tiranë, Durrës e Berat.

Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri” është person me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe armëmbajtjes pa leje. Ai akuzohet për vjedhjen e shtëpive të këngëtarëve në Greqi deri tek arrestimi i fundit për grabitjen e Postës në Krujë.

Sipas Policisë dhe Prokurorisë së Krujës, shtetasi Andi Rexhepi alias “Rrem Paturri” qëndronte në krye të grupit me veprimtari të theksuar në fushën e grabitjeve në disa zona të vendit. Në momentin e arrestimit policia gjeti dhe sekuestroi një pjesë të parave të vjedhura nga Posta. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit