Grabitje prej 3 mln dollarësh| Inspektimi kap në "flagrancë" kryebashkiakun elbasanas

Grabitje prej 3 mln dollarësh| Inspektimi kap…

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dyshohet të jetë është përgjegjësi kryesor në një prej aferave më serioze në sektorin e hidrokarbureve. Më vitin 2017 Llatja mbante postin e drejtorit juridik në AKBN dhe gjatë kësaj detyre ai u caktua në krye të një komisioni që do të bënte marrjen në dorëzim të aseteve dhe pasurive të koncensionarit “Transatlantic/GBC OIL” i cili u shtetëzua asokohe.

Raporti i inspektimit financiar i hartuar më17 Dhjetor 2021 ka zbuluar se kryebashkiaku i Elbasanit dhe grupi i tij i punës në fakt kanë bërë një gafë e cila i ka shkaktuar shtetit shqiptar humbjen e çështjes me “GBC OIL” në arbitrazh. Llatja dyshohet se jashtë çdo rregulloreje ka marrë me procesverbal në dorëzim asetet nga një person që nuk kishte asnjë të drejtë mbi të.

Kjo manovër është përdorur nga koncensionari GBC OIL në arbitrazh duke pretenduar grabitjen arbitrare të aseteve dhe përvetësimin e paligjshëm të sasive hidrokarbure që ndodheshin në magazinat e dekantimit të GBC OIL. Sipas asaj që shkruan Hashtag.al, Koncensionari ka pretenduar se Albpetrol dhe grupi i punës i udhëhequr nga Gledian Llatja kanë kryer në bashkëpunim grabitjen e një sasie hidrokarburesh ekuivalent i afro 3 milionë dollarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit