Grabitje pronash në Jalë, të dyshuar familjarët e Damian Gjiknurit

Grabitje pronash në Jalë, të dyshuar familjarët…

Familjarët e Damian Gjiknurit janë të dyshuar për grabitje pronahs në Jalë.

BW ka zbardhur një skemë tjetërsimi, ku vihet re influenca e politikanëve.

Skema e zbardhur, tregon një grabitje të pastër përmes falsifikimeve dhe trafikut të influencave politike të qeveritarëve. Shtëpia prej 98 metrash katrore dhe trualli i oborrit të saj 578 metra katrorë në Jalë të zotëruara ligjërisht prej zotit Lorenc Koljaka i kanë kaluar në pronësi me 10 janar 2019, Teodor Dhespotit, Alma Dhespotit, Monda Mëhillit, Sonila Mëhillit dhe Spiro Mëhillit me anë të dy vendimeve të një pas njesheshem të drejtorisë së ALUZINI-t në Vlorë, edhe pse dokumentet mbi pronësinë e vertetë tregonin krejt të kundërtën.

Kështu nga shkresat rezulton se zoti Lorenc Kolja ka arritur të trashëgojë pronën në fjale bazuar në dëshmitë e trashëgimisë që datojnë qënga viti 1977, me testamentin e lëshuar në Korfuz nga pronari i parë Kiço Koço dhe të njohur nga noterët e kohës së komunizmit.

Po ashtu dëshmitë e trashëgimisë janë lëshuar edhe në vitin 2004 nga gjykata e Vlorës në 2004, ndërkohë që pronësia vërtetohet edhe nga leja e ndërtimit marrë nga Spiro Koco në Bashkinë Himarë për riparimin catisë në 2008. Vit në të cilin ka ndërruar jetë trashëgimlënësi i Koljakës, Spiro Koço, i cili ka banuar aty deri në ditët e fundit të jetës. Pas vdekjes së Spiro Koço, posedimi i pasurisë i kaloi zotit Lorenc Koljaka, por ai nuk ishte rezident i përhershëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit