Graciano 'plas' deklaratën: Edhe djemtë në emision më kanë ngacmuar!

Graciano ‘plas’ deklaratën: Edhe djemtë në emision…

Graciano Merkaj është një prej ish-konkurrentëve që ngjalli shumë debate e polemika me deklaratën që bëri në lidhje me biseksualitetin e tij. Madje debati agravoi aq shumë saqë Shqipja përdori fjalë të rënda ndaj tij dhe më pas u përjashtua nga emisioni.

Ndërkohë vetë Graciano tregoi se kishte kryer marrëdhënie edhe me meshkujt, por vajzat nuk e pëlqyen këtë fakt dhe deklaruan se nuk do të dilnin më në takime me të. Edhe Graciano u largua nga emsioni, ndërsa mbrëmjen e kaluar gjatë një interviste televizive deklaroi se nuk kanë munguar ngacmimet nga konkurrentët meshkuj në program. Më tej ai deklaroi se jashtë shtetit kishte kryer marrëdhënie seksuale kundrejt një pagese.

Ndërsa tha se në Shqipëri nuk ja vlen të shesësh veten pasi pagesa që mund të fitosh është shumë herë më e pakët nga pagesa që mund të marrësh në vendet europiane.

“Këtu nuk ka lek, ke të bësh me shtetin për çdo gjë. Andej janë pagesat më të larta je më i lirë. Nuk ja vlen të shitesh në Shqipëri të flasim realitetin me aq sa paguajnë këtu në krahasim me vendet europiane.

Andej ka patur shumë shqiptarë që i kam njohur personalisht që bëjnë këtë punë, madje edhe të martuar që lenë gratë këtëj në Shqipëri. Edhe kur vijnë këtëj thonë që bëjmë punë të tjera,” tha Graciano.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit