Gramsh/ Pacienti hidhet nga kati i katërt, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës 

Gramsh/ Pacienti hidhet nga kati i katërt,…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Gramsh. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në spitalin e këtij qyteti ku një pacient është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar.

Personi i identifikuar si Hekuran Llapushi ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, dhe për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji.

Bëhet me dije se është nisur drejt spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.67-vjeçari ishte i shtruar ne repartin e patologjisë që prej katër ditësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit