Granit Plava: Liridonën e vrava me porosi të Naimit, më premtoi 30 mijë euro

Granit Plava: Liridonën e vrava me porosi…

Gjatë marrjes në pyetje në Prokurori, vrasësi i Liridona Ademajt, Granit Plava ka dëshmuar se ka qenë Naim Murseli që e ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij në këmbim të 30 mijë eurove. Plava ka dëshmuar e biseda mes tij, Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës ka ndodhur një javë parë se të kryhej vrasja.

Naimi i ka kërkuar Granit, që kjo gjë të kryhej gjatë kohës që ai do të ishte në Shqipëri, por pas disa ditësh e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që vrasje të kryhej atë ditë. Ai po ashtu ka treguar se Naim Murseli i ka premtuar se çfarëdo gjëje që t’i ndodhte atij do ta ndihmonte pasi ai kishte lekë edhe nëse futen në burg do ta nxirrte.

Gjatë bisedës në prezencë të të treve, Naimi më ka thënë se do t’i marrësh 30,000 euro pasi ta vrasim këtë grua. Në këtë ditë është përmend edhe kallashi për ta ekzekutuar këtë grua, por nuk kam pranuar. Pak para se të largohem m’i ka dhënë dhe 400 euro, dhe Kushtrimit ia ka dhënë një shumë tjetër dhe jemi marrë vesh që të kryhet kjo punë”, ka thënë Plava. “Po ashtu, Naimi na ka thënë se ‘unë kam me shku në Shqipni dhe të kryhet kjo punë sa unë jam atje.

Në ditën e vrasjes më ka telefonuar në Whatsapp dhe më ka thënë se sot duhet të kryhet kjo punë, duke më thënë se ti e di se ‘kam pare unë, nëse ndodh diçka unë do të të nxjerr’. Më ka marrë me makinën e tij Range Rover rreth orës 12:00 ku kemi bërë gjiro tek Liqeni i Radoniçit. Aty është prishë goma e makinës dhe kemi shkuar në fshatin Novosellë e Epërme ku aty pronari i një vullkanizeri pasi e kemi rregulluar gomën, Naimi ka thënë se e mora këtë armë nga pronari i këtij vullkanizeri”, ka dëshmuar Plava.

Liridona Ademaj u ekzekutua mbrëmjen e 29 nëntorit, teksa ishte duke u kthyer nga një darkë për në shtëpi me bashkëshortin Naim Murselin dhe dy fëmijët e tyre. Fillimisht u raportua se ata ranë pre e një vjedhje dhe grabitësit vranë Liridonën, por pas hetimeve u zbulua dhe e vërteta. Vetëm pak ditë më vonë, policia arrestoi Naim Murselin, ndësa familjarët zhvarrosën trupin e viktimës dhe e rivarrosën në vendlindje. Naim Murseli, teksa ka pranuar përfshirjen në krim, ka deklaruar se Liridona e ka tradhtuar në Suedi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit