Granit Xhaka tërbon serbët me postimin e tij të fundit

Granit Xhaka tërbon serbët me postimin e…

Granit Xhaka ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, teksa shihet një qytetar shqiptar, i cili godet një letër higjenike, ndërkohë që në sfond dëgjohet komentatori duke komentuar golin e Xhakës me Zvicrën ndaj Serbisë në Botërorin e vitit 2018.

“2 ALBANIANS 2-1 SRB”, shkruan në postim ku është etiketuar Xhaka. Postimi është shpërndarë nga mesfushori i Arsenalit, teksa kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat serbe.

Ata shkruajnë se ky veprim i futbollistit nga Kosova është një provokim nga ana e tij. Xhaka kishte shënoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Serbisë në fitoren 2-1 në sfidën e Botërorit, teksa golin tjetër e shënoi Xherdan Shaqiri, i cili vulosi zyrtarisht tërbimin e sërbëve. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit