Graniti përmallohet për Fifin, poston videon kur ajo e kafshon në qafë: Po bie me të vërtetë

Graniti përmallohet për Fifin, poston videon kur…

Fifi dhe Graniti janë dyshja e cila brenda shtëpisë së BBV, u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, e madje të gjithë menduan se mund të lidheshin bashkë. Dyshja u bë mjaft e dashur për publikun pas afrimitetit që shfaqën në shtëpinë e vëllait të madh. E kur të gjithë menduam se çdo gjë po shkonte për mrekulli, papritur Graniti deklaroi se ka një lidhje jashtë dhe se Fifin e sheh vetëm si motër. Pas kësaj deklarate, Fifi u shpreh se e pëlqente Canën, por më pas kuptoi që nuk kishte ndjenja për të. E ndonëse tani të dy janë jashtë shtëpisë, Granitit po i mungon Fifi. Përmes një postimi në Instagram, Cana ka publikuar një video ku shihet bashkë me Fifin duke kërcyer, ndërsa për një moment këngëtarja i afrohet dhe e kafshon Granitin. “Po bie me të vërtetë”, janë fjalët që Cana ka shoqëruar videon ku shfaqet me Fifin, duke lënë të kuptohet se Canën e ka marrë malli për Fifin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit