Gratë milionere të burrave të Rilindjes, tendera e projekte pafund me taksat e shqiptarëve

Gratë milionere të burrave të Rilindjes, tendera…

Rilindasit shqiptarë, si të mos mjaftohen duke vjedhur taksat e shqiptarëve për vete, kanë sistemuar më së miri edhe bashkëshortet.

Mjafton të shikosh rritjen e vlerave të tyre të pasurisë, për të kuptuar se nga i kanë përfituar gjithë këto miliona lekë.

Damian Gjiknuri shtoi pasurinë në mënyrë të dyshimtë pasi u bë ministër, i përfshirë në aferat më të zeza të qeverisë Rama, lidhjet e tij me sektin e dyshimtë të gurusë indian kanë vënë në lëvizje shërbimet inteligjente.

Emri i Damian Gjiknurit lidhet me skandalet dhe aferat fianciare më të zeza të qeverisë së Edi Ramës.

Gjiknuri ishte pjesë e skemës mafioze me Bashkim Ulajn për vjedhjen me tenderin e Unazës së Madhe, përmes një çunaku anonim dhe një kompanie mashtruese, e cila kishte fituar tendera miliona euro edhe nga OST, edhe kjo në varësi të Gjiknurit.

Emri i Damianit lidhet me pazarin për ndërtimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura.

Aq cinik u tregua Edi Rama, saqë kur e hoqi Gjiknurin dhe emëroi Belinda Ballukun në vend të tij në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nisi bashkë me Ballukun një fushatë për shfuqizimin e lejeve korruptive që kishte dhënë Gjiknuri për ndërtimin e hidrocentraleve nëpër kanione dhe zona të mbrojtura, thua se Gjiknuri kishte qenë ministër i Berishës dhe jo i Ramës.

Gjithashtu, emri i Gjilnurit është bërë simbol i krimit zgjedhor. ‘Tërmet-tërmet’ lidhet me emrin dhe agazhimin e tij në Dibër për grabitjen e zgjedhjeve, siç doli nga përgjimet e publikuar në gazetën gjermane Bild.

Pasi Edi Rama e bëri ministër, janë konstatuar disa lëvizje të çuditshme në pasurinë e Damianit. Më parë, bashkëshortja e Gjiknurit, Rovena Gjiknuri, punonte në Top Channel, ku merrte një pagë vjetore prej 10 milionë lekësh.

Në vitin 2017, bashkëshortja e Gjiknurit deklaron 90 milionë lekë të ardhura brenda vitit si skenografe dhe projektuese parqesh. Paratë i deklaron nga dy kompani të saj, me objekt fushën e dizajnit dhe skenografisë si dhe projektimin e lulishteve.

Rovena Gjiknuri është pjesë e një sekti të paqartë dhe të dyshimtë, i drejtuar nga një guru indian i quajtur Paramahamsa Visheëandanda. Kohë më parë, gruaja e Gjiknurit doli dhe e priti gurunë në aeroportin e Rinasit, duke i puthur këmbët.

Vetë Gjiknuri ka mbajtur si foto profili në ‘Ëhatsapp’ një foto ku dukeshin ambientet e shtëpisë së tij të dekoruar me rastin e Vitit të Ri, ndërsa në murin e sallonit ishte vendosur në kornizë, në mes të shtëpisë, fotoja e gurusë indian.

Gjiknuri dhe familjarë të tij kanë udhëtuar disa herë jashtë vendit për të ndjekur seancat e sektit, ndërsa pjesë e praktikave të këtij sekti janë dhe seancat e hipnozës.

Përkatësia e Gjiknurit në këtë sekt është bërë dhe objekt i vëmendjes së shërbimeve inteligjente. Megjithatë, lidhja me gurunë dhe sektin duket se i ka sjellë mbarësi Gjiknurit dhe gruas së tij, sa i takon pasurisë. Pasi Gjinuri është bërë ministër, ata kanë blerë një apartament me vlerë 270 mijë euro në Tiranë.   

Megjithatë, gruaja e Gjiknurit nuk është e vetmja që deklaron të ardhura të majme. Gruaja e Gramoz Ruçit ka deklaruar 300 milionë lekë brenda vitit me një vulë në dorë që i ka lënë vajza e saj notere, Ridvana.

Kjo e fundit ka noterizuar edhe blerjen e pronave nga fëmijët e Sali Berishës.

Gjithashtu, gruaja e ‘tigrit’ Arben Ahmetaj deklaron mbi 80 milionë lekë në vit pagë nga një bankë e lidhur me familjen Berisha.

Mbi 90 milionë lekë të ardhura në vit deklaron edhe gruaja e Ilir Beqjas, ish-ministrit simbol të aferave dhe koncensioneve mafioze në shëndetësi.

/Marrë nga Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit