Gratë në Elbasan sfidojnë shiun, protestojnë kundër abuzimeve seksuale

Gratë në Elbasan sfidojnë shiun, protestojnë kundër…

Gratë në Elbasan sfiduan sot reshjet e shit duke protestuar paqësisht  për mbrojtjen dhe respektimin e te drejtave të fëmijëve.

Nën moton “Për Femijërine e Vjedhur” ato u mblodhën në qendër të qytetit, duke dënuar abuzimet seksuale.

Prostesta të ngjashme kundër abuzimit seksual u zhvilluan këtë të shtunë edhe në Korçë dhe Sarandë.

Në Korçë kërkuan gjykim të rëndë për abuzuesit por dhe reagim nga shoqëria, për ti parë djemtë dhe vajzat si të barabartë.

Në Sarandë, prindër dhe mësues kërkuan krijimin e një regjistri elektronik për të identifikuar abuzuesit.

Thirrjet për të denoncuar abuzuesit, ishin në qendër të manifestimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit