Gratë në Shqipëri punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta

Gratë në Shqipëri punojnë mbi 5 orë…

Gratë në Shqipëri kalojnë mesatarisht mbi pesë orë çdo ditë duke gatuar, pastruar dhe u kujdesur për fëmijët apo familjarët pa pagesë, ndërsa burrat u kushtojnë këtyre punëve rreth 50 minuta në ditë.

Sipas një raporti të UN Women të publikuar në vitin 2026, diferenca është mbi gjashtëfish. Kjo ngarkesë e pabarabartë ndikon drejtpërdrejt në punësimin dhe karrierën e grave, pasi shumë prej tyre kanë më pak kohë për t’u zhvilluar profesionalisht ose qëndrojnë jashtë tregut të punës.

Në vitin 2024, 30.7% e grave ishin jashtë tregut të punës, krahasuar me 17.7% të burrave. Ndër gratë joaktive në tregun e punës, një në katër tha se arsyeja kryesore ishin punët e shtëpisë.

Ligji nr. 64/2025 për Barazinë Gjinore e njeh tashmë zyrtarisht vlerën e punës së papaguar dhe inkurajon orare fleksibël apo punë nga shtëpia. Megjithatë, raporti thekson se duhen ende rregullore zbatuese dhe më shumë investime në çerdhe, kopshte dhe kujdes për të moshuarit që gratë të kenë më shumë mbështetje në punë dhe në familje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit