Gratë "përtojnë" të lindin/ 40% e tyre duan çezarianen, mjekët: Natyralisht është më e shëndetshme

Gratë “përtojnë” të lindin/ 40% e tyre…

Lindjet çezariane po kthehen në një trend nga shumë nëna të reja apo ato të cilat kanë lindur më herët në rrugë natyrale. Efekti apo frika nga dhimbjet që mund të shkaktojë lindja natyrale, po i shtynë gjithmonë e më tepër gratë të kërkojnë që fëmija i tyre të vijë në jetë me operacion.

Mirëpo kjo teknikë lindje sipas mjekëve nuk rekomandohet në të gjitha rastet. Lindjet çezariane sipas gjinekologëve dhe reanimatorëve krhyen në rastet e komplikacionit të shtatzënisë, shëndetit të nënës apo foshnjes si dhe ne rastet emergjente.

Për çdo shtatëzëni pa komplikacione, mjekët sygjerojnë që nëna të lind në mënyrë natyrale. Kjo për faktin se kryerja e operacioneve shofërohet në shumicën e rasteve me hemoragji të brendshme dhe marrja e gjakut bëhet e domosdoshme. Sygjerohet që nënat të ndjekin këshillën e specialistëve dhe jo të vendosin ato se si duhet të lind fëmija.

“Këshilla e mjekëve është më e mira, për të mos pasur komplikacione. Tendenca vazhdon të jetë deri diku e lartë. Në Tiranë vijnë edhe raste të ndërlikuara, por lindja natyrale është më e mirë. Kemi 38-39% të kërkesave për lindje çezariane” – thotë drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eljona Demaliaj, gjatë një konference shkencore.

Çdo paciente që vjen në maternitet për të lindur, mbart me vete rriskun për hemorragji. Ne e kemi protokoll që çdo paciente vjen, u rekomandohet të sigurojë gjak paraprakisht nga familjarët, me bazë vullnetare”, thotë Zef Delia, mjek reanimator.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit