Gratë po pinë më shumë kokainë/ Arrestohet estetistja që u shiste doza klienteve

Gratë po pinë më shumë kokainë/ Arrestohet…

Gratë në kryeqytet po pinë gjithmonë e më shumë kokainë. Numri në rritje i përdorimit të drograve të ndryshme edhe nga gjinia femërore, pasqyrohet edhe në arrestimet e fundit. Një estetiste, e cila punonte në tre vende të ndryshme, duket se profesion të parë kishte shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Denisa Bushka, 34 vjeçe, kujdesej për trajtimet e ndryshme të klienteve të saj, por njëkohësisht u shiste edhe kokainë. Pasditen e së martës, policia e Tiranës në rrugën “Bill Klinton” i gjeti 40 doza kokaine gati për shitje kësaj shtetase.

Mësohet se Denisa Bushka shpërndante kokainë në vendet e saj të punës por edhe në ende të ndryshme në kryeqytet ku kishte siguruar klientë. Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja siguronte sasi deri në gjysmë kilogrami në Fushë Krujë e më pas e ndante në doza, të cilat i shpërndante në 10 – 15 vende në ditë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit