Gratë ruse shkojnë në Argjentinë për të lindur fëmijët, si mashtrohen nga agjencitë e udhëtimeve

Gratë ruse shkojnë në Argjentinë për të…

Një numër në rritje i grave shtatzëna ruse fluturojnë në Argjentinë për të lindur të qeta fëmijët e tyre.

Olga tregon se do t’i duhet kohë të integrohet në shoqërinë lokale. Nastya dëshiron të dijë nëse ndonjë nënë tjetër e ardhshme do të udhëtojë në qershor. Valentina është e shqetësuar, pasi nuk është mësuar të jetojë për një kohë të gjatë jashtë kufijve të Rusisë. Madje asaj i duhet të punoj në distancë për të mbajtur lidhjet me Rusinë.

Forumi i njohur si “turizmi i foshnjave” është një fenomen që ka ardhur në rritje që kur Kremlini nisi pushitmin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Që atëherë, autoritetet thonë se mijëra të rinj rusë kanë fluturuar në Amerikën e Jugut, veçanërisht në Argjentinë, ku nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në vend dhe ku foshnjave të tyre u garantohet një pasaportë e huaj më pak kufizuese.

Rruga Moskë-Buenos Aires është gjithashtu një mënyrë më e lehtë për nënat për të fituar shtetësinë lokale. Por tani zyrtarët janë të shqetësuar për përmasat e mëdha të largimeve. Pasi avioni më i fundit mbante 33 gra shtatzëna ruse në bord.

Një hetim i Euronews ka zbuluar rrjetin e agjencive ruse të udhëtimit dhe shërbimeve mbështetëse që kushtojnë deri në 35,000 dollarë (32,840 €) për gratë shtatzëna ruse dhe bëjnë premtime të rreme që avokatët thonë se janë të barabarta me aktivitet kriminal.

Për këtë çështje mashtrimi kanë nisur hetimet dhe pritet që numri i grave që udhëtojnë jashtë Rusisë do të reduktohet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit