
Në Shqipëri gratë vijojnë të bëjnë punë të papaguara. Sipas një raporti të fundit Bankës Botërore për vendin tonë një grua në Shqipëri punon pa pagesë mesatarisht 5.2 orë në ditë, krahasuar me burrat, që punojnë vetëm 0.8 orë.
Në raportin e BB-së, Shqipëria rënditet e 7, dhe lë pas të gjitha vendet e tjera të rajonit, ndërsa vendet e para në këtë klasifikim i mbajnë vendet e Amerikës Latine si Meksika, Peruja, Kili dhe Egjiptit.
Padyshim që hendukun më të ngushtë të hendekut mes burrave dhe grave për orët e papaguara do ta mbante një vend skandinav si Norvegjia femrat bëjnë 3.7 orë punë të papaguar dhe meshkujt 3.
Po çfarë kuptohet me punë të papaguar?
Me punë të papaguar, nënkuptohen kujdesi për familjen, aktivitete shtëpiake, fëmijët etj.
Sipas BB-së, këto shifra janë pasqyrë e normave kulturore dhe ndarja është shumë e dukshme në vendet që burrat identifikohen si ‘ofruesit’ dhe gratë si ‘kujdestare’. Rrjedhimisht, në të gjithë botën, gratë mbajnë peshën më të madhe të punës së papaguar.
Martesa që në hershmëri dhe dhuna në familje
Po ashtu shqetësuese në këtë raport është edhe martesa e minorenëve në vendin tonë. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria lë pas vendet e rajonit dhe shumë vende të treta, edhe për martesën e fëmijëve, ku 1.4% e vajzave 15- vjeçare janë të martuara dhe 11.8% e vajzave 18- vjeçare.
Gjithashtu në këtë raport përmenden edhe probleme të tjera sociale, ku theksohet 13% e grave në vendin tonë kanë deklaruar se kanë përjetuar dhunë dhe një lloj abuzimi nga partneri i tyre. Kjo normë është më e lartë në vendet e rajonit.
50% e grave në Shqipëri nuk marrin vetë vendimet e tyre për të në lidhje me shëndetin seksual dhe prodhues.
Edhe pse Shqipëria aspiron që të futet në Bashkimin Europian, ky raport i Bankës Botërore tregon se vendi ynë duhet të bëjë më shumë në integrimin e grave në shoqëri.