Gratë shqiptare po lindin më pak, Shqipëria e katërta në Europë për normën e ulët të lindshmërisë

Gratë shqiptare po lindin më pak, Shqipëria…

Shqipëria renditet në krye të vendeve me normën më ulët të lindshmërisë.

Sipas një renditje që publikoi Eurostat për vitin 2021, Shqipëria u rendit e katërta në Europë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua.

Indeksi i fertilitetit, i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese është përkeqësuar me shpejtëësi në 30 vitet e fundit duke u pakësuar me rreth 4 herë..

Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të ulët të fertilitetit në Rajon. Edhe Serbia që kishte normat më të ulëta të lindjeve në rajon është nuk është përkeqësuar. Në vitin 2021 në serbi norma e fertilitetit ishte 1.52 dhe mbeti e pandryshuar në raport me një vit më parë.

Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit