
Gratë shqiptarë shpenzojnë një pjesë të mirë të jetës së tyre duke bërë punë shtëpi apo rritur fëmijët. Në këtë rezultat ka dalë Banka Botërore në raportin e fundit të publikuar. Në raport thuhet se, Shqipëria është një vend ku mbi 40 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale dhe ekziston ende një mentalitet dominues, që ngarkon gratë me rritjen e fëmijëve dhe kujdesin për shtëpinë.
“Gratë shqiptare harxhojnë 25 vite të jetës së tyre produktive duke rritur fëmijët dhe duke kryer punët pa pagesë në familje. Mos angazhimi i grave në tregun e punës edhe për këtë fakt ndikon përkeq të ardhurat në familje dhe nivelin e varfërisë”, thuhet në raport.
Më tutje në raport thuhet që, nëse kjo ngarkesë do të ndahej në mënyrë të barabartë me burrin dhe pjesëtaret e tjerët të familjes, gratë do të mundeshin të angazhoheshin në familje dhe të rrisin të ardhurat për njësinë familjare.
Duke u angazhuar në punë me pagesë më pak vite se burrat gratë kanë tendencën që në pleqëri të marrin pagesa më të ulëta në formën e pensionit dhe të vuajnë më shumë nga varfëria.