"Gratë u nënshtrohen"/Habit avokati: E njoh mirë Dan Hutrën, gruan e dytë e bleu me lekë

“Gratë u nënshtrohen”/Habit avokati: E njoh mirë…

Dan Hutra sapo kishte dalë nga burgu për vrasjen e gruasë së parë, po kjo vepër kriminale nuk e pengoi atë të martohej sërish. Elena Hysa, ish-gruaja e tij që mbeti e plagosur në Paskuqan, pati fatin e keq që të ishte në krah të një dhunuesi. Për më tepër Dan Hutra plagosi dhe ish të dashurën në Astir ku pretendonte se i kishte 80 mijë euro borxh.

Nga e gjithë kjo ngjarje, avokati Saimir Visha shprehet se gratë në Shqipëri blihen me lekë të familja, edhe nëse dhëndri është dhunues. Ai tregon se e njihte Dan Hutrën dhe fenomenin e një burri të tillë në Shqipëri. Avokati thotë se Hutra kishte një sjellje skizofrene për të cilën thotë se duhej mbajtur nën monitorim.

Unë e njoh shumë mirë Dan Hutrën. Ai dyshonte në një shtatzëni. Në Shqipëri gratë blihen me lekë dhe që nga ky moment ato duhet të jenë të nënshtruara, të rri brenda mureve të shtëpisë. Këto martesash na kanë kthyer 500 vite mbrapa. Unë e njihja si familje ishte shumë e mirë. Gruaja e dytë mundohej që të pajtohej që të ulte gjakrat. Hutra ishte njeri krejt ndryshe”, u shpreh Vishaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit