"Green Line i Astirit vjen shumë rrallë, faturino: Kemi urdhër deri në 15 maj pa kondicioner"

“Green Line i Astirit vjen shumë rrallë,…

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar shërbimin skandaloz të autobusëve “Green Line”, linja e Astiri-Yzberisht-Kashar.

Problemi qëndron te fakti se sipas qytetarit, kjo është linja e vetme urbane në kryeqytet ku autobusët janë më të rrallë se zakonisht, dhe shpesh vonohen për të mbërritur në stacionet ku presin pasagjerët.

Duke qenë se vijnë me vonesë, autobusët kanë mbingarkesë pasagjerësh, të cilët shpesh qëndrojnë të ngjeshur. Qëndrimi në këtë formë bëhet më i vështirë në këto ditë me temperatura të larta, aq më tepër që denoncuesi thotë se shoferi nuk hap as kondicionerët.

“Janë plot, pasagjerët me zi marrin frymë. Kur pyet faturinon pse s’ka ndonjë ajrim, thotë që ka dhënë urdhër bashkia të ndizen kondicionerët në datë 15 maj. I bie që pasagjerët të vdesin deri atere,” thotë ai ndër të tjera.

Kjo situatë është kthyer në shqetësim serioz për qytetarët, të cilët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme për zgjidhjen e kësaj situate, duke shtuar fluksin e urbanëve dhe përmirësuar kushtet e udhëtimit.

Mesazhi i qytetarit:

“Pershendetje JOQ, jam nje qytetar i Tiranes dhe kam nje shqetesim shum te madh ndaj autobuzave te Green line linja Astir, Yzberisht, Kashar. E para eshte e vetmja linje urbane qe i ka autobuzat shume te rralle dhe zakonisht autobuzat jan plot ku pasagjeret me zi sa marin fryme.

E dyta: dhe pse mbushem plot  tani qe eshte vap njerzeve u bihen te fiket nga vapa dhe nga mos patja ajrin. Kur pyet faturinon ose shoferin qe pse skam ndonje ajrim ose te ndezin kondisionerat pergjigja eshte se i ka dhene  urdher bashkia qe kondisionerat do te ndizen me daten 15/05/2025

I bie qe pasagjeret te vdesin nga vapa deri ne daten 15 se ateher i teket bashkis qe autobuzi te ndezi kondisionerat. Faleminderit!”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit