Grekët ndihmojnë familjen shqiptare në Kretë, mbledhin para për të sjellë trupin e të miturit në atdhe

Grekët ndihmojnë familjen shqiptare në Kretë, mbledhin…

Banorët e Arvit në ishullin e Kretës janë bërë bashkë për të ndihmuar familjen shqiptare në ishullit të Kretës në Greqi.

Ata mblodhën 6035 euro për të mundësuar transportin dhe procedurat ligjore në mënyrë që 6-vjeçari Nikola që u mbyt në det, të varroset në atdhe.

Nikola i vogël humbi jetën tre ditë më parë, teks po lahej në det. I mituri ishte në plazh bashkë me nënën, e cila tentoi disa herë që ta ndalonte të futej për tu larë për shkak të dallgëve, por në një moment ai arriti të hyjë fshehurazi dhe më pas ndodhi tragjedia.Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin. Në vendngjarje shkuan edhe banorë të tjerë të fshatit.

Mjekët, që shkuan me urgjencë në vendngjarje, tentuan ta rikthenin në jetë përmes defibrilatorit.Nikola u transportua me urgjencë për në spital, por pavarësisht përpjekjeve nga ana e mjekëve, vogëlushi nuk ia doli të mbijetonte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit