Grekët nuk e mbyllin kufirin natën, mbaron makthi në Kakavijë. Nga nesër duhet të keni me vete...

Grekët nuk e mbyllin kufirin natën, mbaron…

Pasditja e sotme më në fund ka shënuar lirim të radhës në Kakavijë.

Pala greke, ka shpejtuar kalimin e qytetarëve që donin të kalonin për në tokën helene.

U tha se puna do të mbyllej në orën 22:00, por grekët kanë vendosur të punojnë edhe gjatë natës, që të gjithë ata që janë në radhë të kalojnë.

Kanë mbetur edhe pak makina për të kaluar të gjithë.

Ndërkoë, nga dita e nesërme, për në Greqi do futen kufizimet e reja.

Do të lejohen të klaojnë vetëm 750 persona në ditë në Kakavijë, dhe 300 të tjerë në Kapshticë.

Personat që shkojnë drejt kufirit duhet të keni testin e COVID-19, negativ, të kryer të deri në 72 orët e fundit.

Personat që kalojnë më pas kufirin, duhet të bëjnë edhe 7 ditë karantinë në Greqi.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit