Grekët parashikojnë të furnizojnë ishujt turistikë me ujë nga Syri i Kaltër

Grekët parashikojnë të furnizojnë ishujt turistikë me…

Një prej problemeve që vuajnë më shumë ishujt e Korfuzit  dhe Lefkadhës në Greqi është mungesa e ujit të pijshëm.

Ishujt janë ndër më të vizituarit nga turistët gjatë sezonit të verës, por temperaturat e larta e vështirësojnë shumë qëndrimin aty për shkak të thatësirës. Sipas media greke ‘Cofrupress’, autoritetet përkatëse të dy ishujve janë ulur në bisedime për të gjetur zgjedhjen përfundimtare të furnizimit me ujë.

Tubacioni kryesor që furnizon sot Lefkadhan nga Greqia kontinentale është drejt tharjes, pasi më shumë pikon se sa sjell ujë. Për këtë arsye komunikimet kanë vazhduar deri të zyrtarë të lartë të qeverisë, ku thuhet se është gjetur një zgjidhje premtuese e problemit.

Zgjidhja është marrja e ujit të pijshëm nëpërmjet tubacioneve nënujore të Syrit të Kaltër në Shqipëri! Media raporton se deri më tani është marrë drita jeshile, dhe qeveria atje thotë se nuk do të ketë problem në këtë drejtim ndikuar nga politika e dy vendeve.

Në artikull përmendet gjithashtu edhe projekti që pritet të furnizojë Italinë jugore me burimet ujore të Shqipërisë, nga një projekt me shtrirje 85 km tubacione nënujore dhe një vlerë 1 miliard euro.

Si mundësi për zgjedhjen e situatës në ishujt turistik përveç Syrit të Kaltër po shikohet edhe shfrytëzimi i burimeve ujore që ndodhen përballë dy ishujve mes kufirit të vendit tonë dhe Greqisë.

Pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me burimet ujore dhe turistike të vendit tonë, sikur është edhe Syri i Kaltër. A do të ruhet ai, apo do të jepet për interesa personale dhe politike mes politikanëve të dy vendeve?!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit