Greqi/ Arrestohen 4 policët që rrahën dhe torturuan të burgosurin shqiptar

Greqi/ Arrestohen 4 policët që rrahën dhe…

Katër policë të akuzuar për torturimin e një të burgosuri shqiptar janë arrestuar nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë së Greqisë. 

Nga hetimi, rezultoi se oficerët e policisë (oficer, policë dhe roje speciale) me përgjegjësinë e ruajtjes dhe transferimit të të burgosurve në IEVP, kanë rrahur dhe tortuar një 33-vjeçar shqiptar. 

Sipas informacioneve të zougla.gr, 33-vjeçari dyshohet se është rrahur gjatë transferimit nga Selaniku në burgjet e Korydallos. Sipas të njëjtave informacione, ai gjatë gjithë rrugës ka mbajtur kaskë motori dhe nuk i është dhënë as ujë.

Të burgosurit i janë konfiskuar rrobat e veshura, si dhe është ekzaminuar nga Mjeku ku ka konstatuar mavijosje dhe gërvishtje në trupin e tij. I burgosuri u dërgua në infermierinë e burgjeve të Korydallos për t’i dhënë ndihmën e parë. Të arrestuarit me hetimin e ngritur ndaj tyre janë dërguar në prokurorinë kompetente.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit