Greqi / Arrestohen tre shqiptarë për mbledhje të bimëve të egra mjekësore

Greqi / Arrestohen tre shqiptarë për mbledhje…

Tre shqiptarë u arrestuan sot nga policia greke për mbledhje të sasive të mëdha të bimëve të egra mjekësore në malet e Greqisë, në shkelje të ligjeve të karantinës.

Tre shqiptarët, 28, 29 dhe 33 vjeç u kapën në Kastoria, të Greqisë me 6 thasë të mëdhenj, rreth 94 kilogramë bimë të egra mjekësore.

Sipas gazetës greke Ekathimeri, ata akuzohen për thyerje të ligjit për mbledhje të bimëve të egra, e cila lejohet vetëm në sasi të vogla, për përdorim personal, si dhe për hyrje të paligjshme të kufirit grek. Shqiptarët u gjobitën me 5 mijë euro secili për thyerjeve të masave ndaluese të pandemisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit