
Mediat greke raportojnë se shtatë shqiptarët e bandës që u përleshën zotëronin makina luksoze, një prej tyre është lënë në vendngjarje dhe me një Mercedez janë arratisur autorët.
Përplasja e bandave shqiptare këtë herë në Greqinë fqinje, i ka marrë jetën një personi të pafajshëm.
Banda e përfshirë në trafikun e drogës që përbëhej nga shtatë anëtarë shqiptarë janë grindur në një kafene me njëri prej tyre duke hapur zjarr. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një 39-vjeçar shqiptar, me profesion hidraulik, i cili gjendej aty për të parë një ndeshje futbolli.
Oficerët që po merren me hetimin e rastit, përveç makinës së gjetur në afërsi të kafenesë së rrugës Kastamonis dhe që dyshohet se i përkiste njërit prej shtatë shqiptarëve, kanë gjetur edhe një veturë Mercedes, që dyshohet se i përkiste po atyre.

Mjeti konkret është përmendur edhe në deklaratat e një banori të zonës, i cili ka përshkruar atë që ka parë në minutat e para pas ngjarjes së përgjakshme.
Ngjarja
Episodi i përgjakshëm ka ndodhur në orën mbrëmjen e së martës rreth orës 23:40 në një kafe në rrugën Kastamonis, në Nea Joni, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur.
Protothema raporton se gjithçka ka nisur kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në kafene dhe kanë nisur të debatojnë ende pa u ulur.
Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë kafenesë dhe njëri prej tyre nxori armën dhe nisi të qëllonte. Për pasojë, vdiq shqiptari fatkeq, i cili siç u konstatua nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij që u grindën.
Pas plagosjes së shqiptarit, grupi prej 7 personash është zhdukur në drejtim të panjohur.
Rastin e ka marrë në hetim Departamenti i Vrasjeve, ku policia ka grumbulluar nga vendngjarja shtatë gëzhoja dhe një plumb të deformuar, ndërsa është vënë në kërkim të personit që ka qëlluar përmes kamerave të sigurisë së lokalit.