Greqi/ Drogë dhe armë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar

Greqi/ Drogë dhe armë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë një 43-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën  e tij janë gjetur 2.1 kg marijuanë, 55 gram kokainë, 760 kapsula narkotike, 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 4850 euro si dhe 2 peshore.

Policia ka shoqëruar në komisariat personin në fjalë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen nëse shqiptari trafikonte drogën I vetëm apo është I lidhur me ndonjë grup kriminal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit