
Policia greke ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar. Ky i fudit ka joshur një vajzë të mitur 14-vjeçare. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, mësohet se ishte ishte mik i familjes së vajzës, gjithshtu me origjinë shqiptare.
Në njoftimin e policisë mësohet se burri kishte arritur të joshte 14-vjeçaren, duke i fituar besimin, madje duke bërë që e mitura të largohej shpesh herë nga shtëpia për të shkuar në shtëpinë e tij.
Herën e fundit që vajza u largua nga shtëpia, prindërit e saj lajmëruan policinë. Kjo e fundit bëri të mundur arrestimin e burrit 40-vjeçar, pasi adoleshentja kishte postuar në rrjetet sociale një foto me shqiptarin teksa ndodheshin në një hotel në qendër të Athinës.
Ai akuzohet se joshi të miturën.