Greqi, ekzekutohet shqiptari 32-vjeçar në sy të fëmijës

Greqi, ekzekutohet shqiptari 32-vjeçar në sy të…

Roan Brahimi është 32-vjeçari që është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në Greqi, ai ka qenë me bashkëshorten e tij e cila ka mbetur e plagosur.

Autorët që kanë qëlluar ndaj çiftit kanë lëvizur me motor, dhe një person ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të makinës me të cilën po udhëtonte çifti.

Sipas informacioneve, çifti ka qenë në vendngjarje për të marrë fëmijën e tyre dhe gjithçka ka ndodhur para.syve të fëmijës. Autorët, sipas burimeve policore, kanë qenë në vëzhgim të viktimës dhe në pritje të momentit kur ai do të ndalonte makinën e tij, për ta qëlluar.

Bëhet me dije se emri i Roan Brahimit është i njohur për policinë shqiptare pasi ishte në kërkim policor për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Roan Brahimi ishte një nga personat më të mundshëm të dyshuar për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij tashmë të ndjerë, Klisman Preçit. 

Viktima e mbrëmjes së sotme ishte përfshirë në konflikte për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit