Greqi/ Goditet rrjeti i pedofilëve që futi në “grackë” 12-vjeçaren shqiptare

Greqi/ Goditet rrjeti i pedofilëve që futi…

Autoritetet po hetojnë mundësinë që 12-vjeçarja nga Sepolia të mos jetë e vetmja e mitur që ka rënë viktimë e përdhunimit dhe tutorëve nga Ilias Michos.

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të 12-vjeçares shqiptare, në Greqi. 

Mediat greke shkruajnë se si rezultat i hetimeve ngrihen dyshimet se në Sepolia, vendi ku e mitura jetonte, operonte një rrjet pedofilësh dhe mund të ketë më shumë viktima të mitura të Ilia Miços, i cili tashmë ndodhet në burg.

“Meqenëse kemi të pandehur të moshës 60 dhe 65 vjeç, padyshim që kjo gjë nuk ka filluar në atë moshë. Besoj se ka edhe fëmijë të tjerë që kanë pasur të kaluar të ngjashme nga personnat në fjalë. Në të vërtetë po flasim për një grup dhe sipas informacioneve dhe hetimeve truri i këtij grupi është Ilias Miços”, tha avokati i nënës së vajzës 12-vjeçare.

Një fakt që të çon në dyshimet e mësipërme është dëshmia e dhënë në polici nga përdhunuesi, i cili pretendon se vajza është me e rritur në moshë dhe se po e ndihmonte, pasi ishte pa prindër. 

Vajza është nga Shqipëria, është jetime, nuk ka prindër. Unë jam i interesuar për të ardhmen e saj, është 16 vjeç, dua ta ndihmoj për të ardhmen e saj, që të ngrihet në këmbë”, ka thënë ndër të tjera pedofili. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit