Greqi/ Kapet 15-vjeçari shqiptar që sulmoi me thikë adoleshentin, për një celular

Greqi/ Kapet 15-vjeçari shqiptar që sulmoi me…

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Athinës, pasi akuzohet si autori i sulmit me thikë ndaj studentit 16-vjeçar në Patisia, për një celular.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, grabitje me bashkëpunëtor, shkelje e legjislacionit të armëve dhe mosbindje.

Ngjarja

Në orët e pasdites të datës 20-2-2023, një grup prej 5 personash të panjohur janë afruar ndaj dy të miturve, 16 dhe 17 vjeç, në zonën e Patisias dhe i kanë sulmuar verbalisht, ndërsa këta kanë tentuar të iknin me vrap nga vendi i ngjarjes.

Pasi autorët i kanë ndjekur, kanë kapur shtetasin 16-vjeçar dhe duke përdorur një send të mprehtë, njëri prej autorëve e ka plagosur në brinjë, shpinë, këmbën e djathtë dhe i ka marrë celularin.

Pas kontrollit në shtëpinë e të pandehurit, u gjetën dhe u konfiskuan veshjet që ai kishte veshur në momentin e sulmit. I arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Athinës, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë vijojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit