Greqi/ Përplasje me armë mes shqiptarëve dhe romëve

Greqi/ Përplasje me armë mes shqiptarëve dhe…

Një përplasje me armë është regjistruar në Koropi të Greqisë. Mediat greke raportojnë se përplasja me armë ka ndodhur mes disa shqiptarëve dhe disa personave të komunitetit rom në këtë zonë.

Sipas informacioneve të para, gjithçka ka ndodhur kur një makinë ka kaluar jashtë KEP-it dhe një pasagjer ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në këmbë një burrë i cili ka qenë i hipur në një Audi të bardhë.

Dyshohet se autori ka qëlluar përmes një Open Astra gri. Ende nuk dihet gjendja e burrit. Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila ka marrë për ta transportuar në Kryqin e Kuq për t’i dhënë ndihmën e parë personin e plagosur.

Dimitris Kiousis thotë:

Po flasim për rivalitete mes grupeve shqiptare se kush do të kontrollojë tregtinë e drogës në rajon. Unë kam vite që flas për këtë situatë dhe rezultatin. Ngjarja ka ndodhur jashtë KEP-it ku romët shqiptarë kanë qëlluar ndaj shqiptarit në këmbë si paralajmërim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit