Greqi/ Pronarët e lokaleve dhe restoranteve protestojnë me karrige bosh

Greqi/ Pronarët e lokaleve dhe restoranteve protestojnë…

Në Greqi, ku është hequr ndalimqarkullimi dhe masat kufizuese në mbarë vendin më 4 maj, ndërkohë që bizneset e vogla si floktore e librari janë hapur, restorantet dhe lokalet priten të hapen më 1 qershor.

Pronarët e restoranteve që po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të epidemisë së koronavirusit, protestuan me “karrige bosh”

Pronarët në fjalë vendosën 150 karrige të sjella nga bizneset e tyre në sheshin “Sintagma” në Athinë, ku ndodhet ndërtesa e parlamentit dhe në këtë mënyrë i dërguan mesazh qeverisë. Pronarët e këtyre bizneseve u shprehën se janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre.

Ata nënvizuan se janë ndikuar negativisht dhe kërkuan sigurimin e kostos së qirave nga qeveria si dhe uljen e taksës deri në 6%.

Kryetari i Federatës, Jorgos Kavathas, tha se nëse qeveria nuk merr masa për mbështetje ndaj restoranteve dhe lokaleve atëherë shumë prej tyre mund të mbyllen.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në shumë qytete të tjera duke filluar nga Selaniku e Patra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit