Greqi, qytetarët protestojnë për shkak të krizës ekonomike

Greqi, qytetarët protestojnë për shkak të krizës…

Prej mëngjesit Greqia është përballur me një grevë të përgjithshme 24 orarëshe. Probleme do të ketë në mbarë vendin sa i përket transportit publik në të gjitha qytetet , transportit ajror, taksitë e Athinës gjithashtu nuk do punojnë .

Në grevë do të marrin pjesë nënpunësit e administratës shtetorëre, të prefekturave dhe bashkive, të shërbimeve publike, ata të tatim-taksave, mësuesit , mjekët në spitalet publike që do të funskionojnë me personel sigurie ,mediat e vendit do të heshtin.

Ata kërkojnë nga qeveria Mitsotakis “masa thelbësore kundër rritjes së çmimit. Gjithashtu kërkojnë rritjen e pagës minimale dhe rivendosjen e kontratave kolektive në të gjithë sektorët, uljen e kostos së energjisë dhe vendosjen e çmimeve tavan për korrentin dhe gazin natyror, heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, benzinën, gazin natyror dhe energjinë elektrike, rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve etj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit