Greqi, rregjistrohen 41 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Greqi, rregjistrohen 41 raste të reja me…

GREQI

Greqia ditën e sotme ka rregjistruar 41 raste të reja me COVID-19, nga të cilët vetëm 13 raste të brendshme.

15 raste ishin te importuara dhe u zbuluan me vullnetin e tyre për të bërë testimin.

11 raste të tjera u zbuluan nga kontrollet në pikat kufitare.

Ndërkohë 9 prej tyre ishin ne njesine rajonale kryesore te Greqisë, Antikë.

Lajmi i mirë është se Greqia nuk ka shënuar asnjë viktimë në 24 orët e fundit nga COVID-19, teksa të rrezikuar janë 9 paciente të intubuar në spital.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit