Greqi/ Shqiptari dhe partnerja dhunohen në mes të rrugës

Greqi/ Shqiptari dhe partnerja dhunohen në mes…

Një sherr ka ndodhur mes një çifti shqiptar dhe disa grekëve mëngjesin e kësaj të marte në Aegaleo të Athinës në Greqi.

Sherri ndodhi rreth orës 10:00, kur shqiptarët dhe agresorët ndodheshin me automjetet e tyre në trafik. Për arsye të dobëta ata fillimisht kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin nga brenda automjeteve të tyre.

Më pas tre persona kanë zbritur nga makina dhe janë drejtuar drejt çiftit të shqiptarëve, duke nisur që t’i dhunojnë. Fillimisht dhunuesit i janë drejtuar burrit 43-vjeçar më pas partneres së tij, duke i lënë të dy të shtrirë në asfalt.

Pas sherrit çifti u dërgua me ambulancë në spitalin Thriasio ku po mbahen në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër policia ka nisur një hetim për arrestimin e autorëve.

Shikoni videon këtu! https://www.instagram.com/reel/C7PCX8ztJpU/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit