Greqi/ Shqiptari që dhunoi gruan dhe vjehrrin arratiset nga komisariati, gjendet pas 4 orësh

Greqi/ Shqiptari që dhunoi gruan dhe vjehrrin…

Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur, pasditen e së enjtes, nga paraburgimi i Policisë së Magnezisë. Sapo u vu re arratisja e tij u dha  alarmi për lokalizimin e tij, me pasojë gjetjen e tij rreth 4 orë më vonë në rrugën 2 Nëntori.

48-vjeçari ka qenë i dënuar për dhunë në familje dhe ka llogari të hapura me drejtësinë. Ai ndodhej në paraburgim pasi po gjykohet në Gjykatën Penale Tre anëtarëshe për çështje të ndryshme, edhe pse vuan dënimin me burg në burgjet e Larisës.

Vetëm të premten e kaluar atij iu dha një dënim i ri me 18 muaj me kusht, pasi Gjykata Penale Tre anëtarësh e Volos e shpalli sërish fajtor për lëndime trupore në familje, kanosje në familje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

I pandehuri është në paraburgim në burgjet e Larisës për dhunë në familje ndaj gruas dhe vjehrrit të tij, dhe shpesh është bërë objekt shqetësimi për komunitetin ku jetonte.

Ai është i njëjti që teksa qëndronte në korridorin e gjykatës pas një vendimi fajësie, kishte kërcënuar prokuroren duke i thënë: “Do të të kap dhe do të të dërgoj në burg”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit