Greqi/ Spitalet 24-orë pa mjekë, bluzat e bardha i bashkohen grevës

Greqi/ Spitalet 24-orë pa mjekë, bluzat e…

Sindikata më e madhe e sektorit publik në Greqi, ka ndërmarrë një grevë të përgjithshme një ditore. Grevës i janë bashkuar dhe mjekët, të cilët kërkojnë nga ana e qeverisë masa mbrojtëse për punonjësit dhe punësime masive në sektorin e Shëndetësisë.

Federata Panhelenike e Punonjësve të Spitalit Publik (POEDIN) u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mblidhen në hyrjet e spitalit në orën 8 të mëngjesit.

Një mbledhje do të pasojë në mesditë në Ministrinë e Shëndetësisë, ku marrin pjesë POEDIN dhe drejtuesit e sindikatave të Atikës.

Punëtorët po kërkojnë rivendosjen e pagës së 13 dhe 14 – shpërblimet e Pashkëve, Verës dhe Krishtlindjeve që u shfuqizuan gjatë krizës ekonomike – dhe që qeveria të sigurojë që të gjitha masat mbrojtëse të sigurohen gjatë pandemisë, përmes personelit të duhur, fondeve dhe mjeteve të mbrojtje personale.

Ata gjithashtu duan që personelit me kontrata të përkohshme t’u jepet statusi i përhershëm./Fax News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit