Greqi/ Trafikonin gra nga Amerika Latine, goditet banda me në krye shqiptarin

Greqi/ Trafikonin gra nga Amerika Latine, goditet…

Policia greke ka goditur një organizatë kriminale transnacionale, e cila trafikonte dhe shfrytëzonte grave të huaja nga Amerika Latine.

Bëhet e ditur se koka e grupit ishte një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, tre persona të tjerë (40, 33 dhe 31 vjeç) ishin përgjegjës për transportin e viktimave të grupit, ndërsa një 62-vjeçar kishte hotelin ku kryheshin takimet seksuale me “klientët” dhe gjithashtu ku jetonin viktimat. 

Edhe tre femra të arrestuara që ishin pjesë e grupit kishin marrë përsipër funksionimin e qendrës telefonike, përmes së cilës rregullonin takimet.

“Për gjetjen e viktimave dhe arrestimin e anëtarëve të organizatës kriminale, u kryen operacione të njëkohshme në tre hotele në zona të ndryshme të Atikës ku ndodheshin 15 femra viktima të organizatës kriminale, shtetase të Brazilit, Kolumbisë, Venezuelës dhe Marokut. Gjithësej janë arrestuar 8 anëtarë të organizatës, nga të cilët 5 me origjinë shqiptare dhe 3 shtetas grekë”, raporton Zougla.

Ndaj të arrestuarve është ngritur një dosje për veprat penale të organizatës kriminale dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa në dosje janë edhe tre anëtarë të tjerë të organizatës, të cilët janë në kërkim.

Si vepronte banda?

Nga hetimi rezulton se si fillim anëtarët e organizatës kriminale rekrututonin gra të huaja, të ardhura nga vendet e Amerikës Latine, të cilat përballeshin me probleme të rënda financiare dhe i transportonin në Greqi.

Më pas i sistemonin në një hotel në Athinë, ku jetonin në kushte të këqija, duke monitoruar plotësisht lëvizjet e tyre dhe i detyronin të kryenin takime seksuale me klientët kundrejt një pagese monetare, të cilën e organizonin nëpërmjet një agjencie që vepronte në një faqe interneti.

Anëtarët e bandës kishin ngritur një qendër telefonike që përdorej si call center, që në dukje ishte një kompani ndërtimi në pronësi të shqiptarit 37-vjeçar, ku operatorët informonin klientët e mundshëm se në cilën faqe interneti duhet të shkonin për të parë “profilin” e grave të ekstraduara, ndërsa kanë shpjeguar edhe zgjedhjet për vendin ku do të zhvillohej takimi.

Të arrestuarit me dosjen e ngritur ndaj tyre janë dërguar në prokurorinë kompetente, ndërsa 15 viktimave femra të shpëtuara të organizatës kriminale iu është ofruar ndihma e autoriteteve. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit