Greqi, vdesin në aksident dy shqiptarë dajë e nip

Greqi, vdesin në aksident dy shqiptarë dajë…

Një aksident rrugor me pasojë dy të vdekur është shënuar në Karditsa, Greqi mbrëmjen e djeshme. Viktimat janë dy shqiptarë, dajë e nip.

Shqiptarët e moshës 37 dhe 62 vjeç ishin duke udhëtuar me motor mesnatën e së mërkurës, 8 maj në Marathea Kardicë.

Mjeti që drejtohej nga 60-vjeçari ka dalë nga rruga dhe të dy viktimat janë përplasur fillimisht me një pemë dhe më pas më një shtyllë ndriçimi që ndodhej në anë të rrugës.

Për shkak se ata nuk mbanin helmeta, goditja ka qenë fatale pasi të dyve u është shkëputur koka nga trupi.

Sipas informacioneve të mediave grekë, ambulanca mbërriti me shpejtësi por të dy burrat kishin ndërruar jetë në vendngjarje.

Goditja ishte fatale pasi ata nuk mbanin helmeta

Sipas informacioneve të mediave greke, ata kanë dalë nga rruga dhe janë përplasur me një pemë dhe më pas me një shtyllë dritash. Për shkak se ata nuk mbanin helmeta, goditjet ishin fatale dhe të dyve u është shkëputur koka nga trupi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit