Greqia bën bilancin, në 24 orë ndërroi jetë një person dhe 15 mostra rezultuan pozitive me COVID-19

Greqia bën bilancin, në 24 orë ndërroi…

Bilanci i 24 orëve është njoftuar edhe në shtetin fqinj, Greqinë. Zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras në një komunikim për mediat greke njoftoi se gjatë 24 orëve kanë rezultuar pozitivë 15 mostra dhe numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit arrin në 2.678.

Sipas Tsiodras, 33 pacientë janë duke u trajtuar me intubacion, ndërsa 85 kanë dalë nga njësia e kujdesit intensiv.

Mosha mesatare e personave të intubuar është 67 vjeç. Nga këto, 8 janë gra, ndërsa 97% kanë një sëmundje të mëparshme ose janë mbi 70 vjeç.

Tsiodras njoftoi një vdekje të re nga koronavirusi në Greqi dhe tani numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 148.

Në lidhje me rastet e identifikuara në Spitalin Ushtarak 401, Tsiodras tha se organet kompetente vizituan vendin dhe hetimi i plotë i përhapjes së virusit në strukturë vazhdon. / tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit