Greqia do të rishikojë gjobat për tejkalimin e afatit 90 ditor

Greqia do të rishikojë gjobat për tejkalimin…

Të gjithë emigrantët të cilët janë gjobitur nga autoritetet greke, për shkak të tejkalimit të afatit kohor, është vendosur shqyrtimi i të gjithë rasteve. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i qeverisë, Edi Rama i cili nëpërmjet një statusi në “Facebook”, njoftoi se të gjithë personat që kanë tejkaluar afatin si pasojë e pandemisë gjobat do të anulohen.

Rama zotohet se nëse kjo gjë nuk ndodhë nga pala greke, do të jetë qeveria shqiptare e cila do i rimbursojë në vlerën 100%.

Statusi i plotë:

Zyra ime ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, pas lajmit të bërë publik të gjobitjes se disa shtetasve shqiptarë që kanë tejkaluar afatin 90 ditor të qëndrimit në Greqi gjatë muajve të fundit. Autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura, ndërkohë kanë siguruar se në kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do të ndodhë vetëm në rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga covid19.

UNË I SIGUROJ TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË të cilëve autoritetet greke nuk do t’ua anulojnë gjoben, se do te rimbursohen në masën 100% NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit